Britania e Madhe është përfshirë nga moti i keq i cili ka prekur rëndë transportin rrugor dhe hekurudhor.
Disa rrugë kryesore në Anglinë veriore dhe qendrore u mbyllën gjithashtu për shkak të borës dhe përmbytjeve. Aeroporti i Mançesterit u mbyll përkohësisht për shkak të borës së madhe pas një lëvizje të ngjashme nga Aeroporti i Liverpool të dielën.
Qindra shkolla në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë detyruar të mbyllen në ditën e parë pas pushimeve dimërore.
Autoritet britanike kishin paralajmëruar për dëborë dhe shira në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkohë, me rënien e temperaturës në minus 13.3°C në Skoci, është regjistruar nata më e ftohtë e dimrit deri më tani.
Klan News