Lajme Arkiva 2003
Vajzat që tashmë janë përzgjedhur për të konkurruar në konkursin e madh të bukurisë shqiptare “Miss Shqipëria 2003”, janë nisur drejt Dhërmiut. Regjisori dhe producenti i këtij spektakli bukurie Petri Bozo ka menduar që ti realizoj atje videoklipet e vajzave. Ato do të ngjiten në kalanë e Lëkurësit me motorë pjesa më e madhe e të cilëve kanë ardhur nga Prishtina.
Janë pikërisht 25 vajza të cilat vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si Gramshi, Tepelena, Saranda, Vlora, Librazhdi, Lushnja, Tirana, por do të ketë edhe konkurrente që vijnë nga Struga dhe Kosova. Më 11 qeshor në bregdetin Himarës do të realizohet edhe një minispektakël për të shënuar hapjen e sezonit turistik në bregdetin e jugut të Shqipërisë, ky do të jetë edhe prezantimi i parë i miseve të këtij viti.
Në spektakël do të jenë të ftuar edhe këngëtarë si Altin Goci, Sidrit Bejleri etj. Gjatë kësaj periudhe vajzat janë stërvitur dhe kanë përgatitur numrat e tyre koreografik nën drejtimin e mjeshtrit Agron Aliaj i cili rikthehet në këtë spektakël pas tre vitesh mungesë.
Me muzikën që do të shoqëroj sfilatat e vajzave ka punuar Elton Deda, ndjesa në veshjet Anila Konomi dhe stilistja që këtë vit u shpall si stilistja e vitit në “Netët e Klipit Shqiptar”, 18-vjeçar Liri Shehu. Spektakli Miss Shqipëria 2003 do të sjellë edhe mjaft personazhe specialë që do të vijnë të ftuar në këtë mbrëmje të cilët janë këngëtarja Daniela Pedani, grupi i famshëm i djemve në Itali që këndojnë pa vegla muzikore Neri per Caso, këngëtarja e famshme e jazz-it shqiptar Eda Zari, e cila këtë vit do të shfaqet krejt ndryshe në këtë spektakël pasi për herë të parë do të këndojë së bashku me Redon Makashin, Elton Dedën dhe Aleksandër Gjokën.
Ledina Çelo do të jetë një tjetër surprizë e këtij spektakli, e cila mendohet se do të vijë së bashku m e një kompozitor francez. Të ftuar të tjerë do të jenë Irma Libohova, Mariza Ikonomi, Jonida Maliqi dhe Saimir Braho.
Spektakli do të shfaqet në datat 20-21 qershor dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga Tv Klan, televizioni publik shqiptar dhe Radio-Televizioni 21 në Kosovë./tvklan.al