“Largoni duart nga qytetarët”, ishte kjo thirrja e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka ndaj forcave policore në protestën e sotme. Ai tha se asgjë nuk do e ndalë revoltën e opozitës, duke paralajmëruar se ajo do shkojë deri në Surrel.
“Jemi në mosbindje civile, jemi në të drejtën tonë legjitime, asgjë më shumë se përmbushja e misionit të opozitës. Banditët me uniformë të rekrutuar nga Rilindja! Sokol Bizhga është shpërblyer për urrejtjen që ka ndaj PD-së dhe vjen këtu të drejtojë bandat e krimit kundër nesh. Largoni duart nga qytetarët! Asgjë nuk mund të na ndalojë, jo mercenarë, kriminelë a trafikantë… Askush se ndalon dot mosbindjen civile. Janë të tmerruar prandaj po ndërhyjnë. Vala e revoltës do të mbërrijë edhe në Surrel. Me banditë me uniformë nuk tremben qytetarët”, tha Noka.
Ai pati një përplasje fizike me një efektiv që në nisje të tubimit.
/tvklan.al