Dollari amerikan shënon sërisht rënie ndaj monedhës së përbashkët duke rënë në nivelet më të ulta të 3 javëve të fundit . Dollari amerikan ka shënuar rënie të konsiderueshme gjatë kësaj jave si rezultat i rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe shqetësimit të investitorëve mbi difiçitin e madh trregtarë të Shteteve të Bashkuara.
Shifrat e publikuara dje mbi difiçitin trregtarë të muajit Shtator shënonin rritje ndaj muajit Gusht, duke bërë që investitorët të likujdonin pozicionet e tyre në dollarë. Një sërë të dhënash që do të publikohen ditën e sotme pritet të japin një drejtim më të qartë të lëvizjeve për të parë nëse dollari ameikan do të vazhdojë sërisht të jetë në presion të gjithanshëm.
Sipas ekspertëve të bankes Italo-Shqiptare në trregun tonë të brëndshëm valuator leku vazhdon të vlerësohet më tejë ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që ka humbur pak pikë ndaj euros./tvklan.al