Në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan shënojë sërisht nivele të ulta rekord ndaj monedhës së përbashkët euro, në një kohë që monedha amerikane vazhdon të jetë nën presion të madh nga shqetësimet e investitorëve dhe difiçitit të madh të llogarisë korente në Shtetet e Bashkuara. Dollari shënojë nivelet më të ulta të 5 viteve të fundit sot ndaj paundit britanik dhe sërisht indeksi i dollarit vazhdon të qëndrrojë në nivelet më të ulta të 7 viteve të fundit kundrejtë një shporte monedhash. Në trregjet financiare mbizotëron një ndjesi tërësisht negative ndaj monedhës amerikane dhe investitorët nuk po ngurojnë të likujdojnë pozicionin e tyre në dollar, në pritje të një vale rënie për dollarin amerikan.
Sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare, në trregun tonë të brëndshëm valutor leku vazhdon të mos ndalet duke u vlerësuar dhe sot ndjeshëm ndaj monedhës amerikane, ndërkohe që leku është vlerësuar lehtësisht ndaj euros./tvklan.al