Dollari amerikan shënojë një rënie prej gati 0.5% ndaj euros, jenit dhe frangës zviceriane pas sulmeve në Irak dhe një raporti të CIA-s amerikane. Rënia me e fundit e dollarit duhet të jetë e mbështetur nga fakte gjeopolitike të ditëve të fundit, gjë që mund të shpjegohet edhe nga rritja e metaleve të çmuara si ari, i konsideruar si parajsë për investitorët në raste konfliktesh ndërkombëtare. Aktualisht sipas ekpertëve ari po rritet, monedha e përbashkët europiane po rritet gjithashtu, ndërësa dollari mbetet nën presion të madh pothuajse ndaj të gjitha monedhave kryesore.
Sipas ekspertëve të bankës Italo-Shqiptare në trregun tonë të brëndshëm valutor monedha jonë kombëtare është vlerësuar ndaj dollarit amerikan në një kohë që ka humbur terren ndaj euros./tvklan.al