Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u fotografua ndërsa largohej nga spitali “Santa Monica” dhe aktorja mbante në krahë të porsalindurin.

Vanessa Hudgens me fëmijën në krahë

Ylli i High School Musical, 35 vjeç, nuk e ka zbuluar ende datën e lindjes, gjininë apo emrin e fëmijës. Vanessa u lidh me Cole Tucker, të cilin e njohu përmes një seance meditimi në Zoom, gjatë mbylljes në pandeminë Covid-19.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo shkruajti edhe një dedikim për Cole me rastin e ditëlindjes, shoqëruar me disa foto që çifti ka realizuar bashkë në vende të ndryshme.

“Gëzuar ditëlindjen copëzës sime të parajsës. Ti e bën botën një vend më të ndritshëm vetëm duke qenë ti,” shkruajti ajo në postim.

Hudgens u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 2024, që u mbajtën në mars, me një fustan të zi të gjatë. Hudgens dhe Tucker u kurorëzuan me një dasmë në xhungël në Tulum, Meksikë në dhjetor të vitit të kaluar.

Klan News