Anna Lika dhe Bjordi Mezini janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë publik aktorja përmes një postimi në “Instagram”.

Krahas një fotoje të ëmbël ku shihet dora e prindërve dhe e bebes, Anna i kushton fjalët më të bukura të bijës.

Ajo thotë se në jetën e tyre sot erdhi një mrekulli, ndaj dhe vendosën që ta quajnë ashtu “Marvel” teksa shton se mami dhe babi mezi po e prisnin.

“Sot në jeten tonë erdhi një mrekulli dhe prandaj ne vendosëm të të quajmë ashtu, mrekulli.
Mirë se erdhe në jetë Marvel Mezini. Mami dhe babi mezi po të prisnin”,
shkruan aktorja në postimin e përbashkët me Mezinin.

Anna Lika zbuloi shtatzëninë në muajin Shtator të 2024-ës dhe i tregoi të gjithëve se ishte në pritje të një vajzë.


/tvklan.al