Sallabanda: Përhapet më shpejt, prek 14-20 vjeçarët
Një tjetër variant i koronavirusit përveç atij britanik ka nisur të qarkullojë në Europë. Ai është zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut në Dhjetor dhe është etiketuar si varianti 501 v2. Mjeku Kita Sallabanda thotë se varianti afrikan është identifikuar në Spanjë dhe Angli.
“Varianti i ri që quhet 501 v2. Ky virus është përhapur në fillim të Dhjetorit dhe tani ka filluar të shpërndahet edhe nëpër Europë, është shpërndarë në shumë vende të Europës. Është vërejtur në Angli, në disa vende në Spanjë, por në mënyrë masive nuk është përhapur”.
Ndryshe nga variantet e tjera, virusi afrikan prek gjerësisht adoleshentët.
“Karakteristika që dua të theksoj është se përhapet në mosha të reja, në mosha adoleshentësh. Nuk kemi të dhëna që është më vdekjeprurës”.
Për Sallabandën , varianti i ri i koronavirusit nuk do të thotë se situata do përkeqësohet.
“Mund të presim që gjatë 2021-shit të kemi dhe mutacione të tjera, por kjo nuk do të thotë që bëhen më mortalë”.
Sa i takon vaksinës së Covid-19 që ka nisur të injektohet në shumë vende të botës, një pjesë e virologëve janë të mendimit se do të na sigurojë mbrojtje për të gjitha variantet, ndërsa disa të tjerë mendojnë se efikasiteti i saj do të jetë vetëm për Covid-19.
Tv Klan