Tomini: Situatë e qëndrueshme, rënie e rasteve aktive në të gjitha bashkitë

Dy javët e para të muajit Tetor kanë sjellë një ulje të rasteve aktive në mbarë vendin. Fillimi i këtij muaji ishte me mbi 9400 të infektuar aktivë, ndërkohë që aktualisht rastet aktive janë ulur me më shumë se 3 mijë raste. Sipas zv/ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini situata paraqitet e qëndrueshme dhe reflektohet edhe me uljen e rasteve aktive në mbarë vendin. Vala e variantit Delta shënoi rreth 13 mijë raste aktive në pikun e saj, në mesin e muajit Shtator.

Sipas Tominit rritja e mbulesës vaksinale do të sjellë jo vetëm dobësim të variantit Delta, por edhe shmangien e mutacioneve të reja.

Deri tani në vendin tonë pjesë e procesit të vaksinimit janë bërë mbi 980 mijë persona, prej të cilëve 850 mijë janë imunizuar me të dyja dozat.

Klan News