Një grua pësoi shokun e jetës kur varrosi me kremim trupin e njeriut që besonte se ishte vëllai i saj, për t’u përballur me të vetëm pak orë më vonë.

Rajo Devi, nga India, pa foton e një burri që ishte vetëvarur në një gazetë lokale dhe ishte e bindur se ai ishte vëllai i saj 30 – vjeçar Kaluram.

27 – vjeçarja e telefonoi këtë të fundit, por kur i doli i fikur u bind se vëllai, i cili jetonte disa kilometra larg saj, kishte vdekur.

Mediat në vend raportuan se Rajo dhe disa familjarë të tjerë u paraqitën në stacionin e policisë në Lalgarh, për të marrë trupin.

Një zyrtar deklaroi se kishin qenë të shumtë familjarët, të cilët e kishin identifikuar trupin si të 30 – vjeçarit.

Pasi ekzaminimit, trupi iu dorëzua 27 – vjeçares Devi dhe ajo e mori nga morgu e më pas mbajti varrimin me djegies, si pjesë e traditës Hindu.

Por pas ceremonisë, një nga të afërmit i ra telefonit të Kaluram me shpesën se do mund të gjente të dhëna, mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Ironia deshi që burri i cili presupozohej të kishte vdekur u përgjigj. Ai kishte shkuar për të vizituar dikë dhe i kishte rënë bateria, ndaj telefoni doli i fikur kur e mori fillimisht e motra.

Atij iu tha që të shkonte me urgjencë në shtëpinë e të motrës, ku e pritën plot shend e verë.

Policia konfirmoi se Devi pranoi që kishte identifikuar trupin e gabuar, kështu që autoritetet po përpiqen tani të identifikojnë personin e vdekur./tvklan.al