Rubrika ”Shihemi në Gjyq” sjell çdo javë konflikte të vështira, por është një nga hapësirat përmes të cilave është gjetur edhe zgjidhja e tyre. Në çelje të puntatës së radhës së rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani ka një lajm të mirë për rastin e 24 nëntorit, përballjen mes Vangjelit e Parashqevisë që janë motër e vëlla e njëkohësisht, babait të tyre, Andonit.
Përtej përplasjeve familjare, një nga problematikat kryesore ishte fakti që shtëpia e tyre në lagjen “Mangalem” të Beratit rezultonte pa adresë. Çobani njofton se drejtoresha e gjendjes civile ka reaguar dhe i ka dorëzuar rezultatin e regjistrimit.
Eni Çobani: Javët kalojnë, zgjidhjet sigurisht që nuk i marrim brenda ditës, duhet të kalojë ca kohë dhe në emisionin e datës 24 nëntor që kemi pasur dy fëmijë të një babai të shkëlqyer, sikundër ishte z.Andon Capo, besoj të gjithëve ju kujtohet, shqetësimi im kryesor përveç faktit të Vangjelit me Parashqevinë, ishte sesi shqiptarëve mund t’u hiqet adresa e banesës. Kjo gjë u reflektua brenda javës nga znj. Lumturi Durmishi, drejtoresha e gjendjes civile, të cilën unë gjej vend për ta përshëndetur, e cila menjëherë më ka telefonuar brenda natës dhe brenda javës së parë më ka dhënë pikërisht rezultatin e regjistrimit sërish të z. Andon Capo në adresën e tij, në lagjen muzeale ku ndodhet shtëpia e tij kështu që besoj që gjysma e problematikës mbaroi, pjesën tjetër do ta vazhdojmë në Berat. Faleminderit edhe njëherë znj. Lumturi!/tvklan.al