Prokuroria Shqiptare do të hetojë në lidhje me cdo llojë materiali që do të paraqitet për shkelje dhe vepra penale në SHISH. Kjo bëhet e ditur nga zyra e shtypit pranë kryeprokurorit Sollaku. Prokuroria Shqiptare deklaron zyrtarisht se do të studiojë raportin zyrtarë që është miratuar në parlament i reformuar nga deputetë socialist dhe anëtarë te komisionit hetimorë për SHISH, për abuzime dhe shkelje ekonomike në këtë shërbim. Gjithashtu do të konsiderohet dhe do të shikohet nëse plotëson kushtet e një kallëzimi penal edhe raporti që është formuluar nga opozita gjatë punës në komisionin hetimorë, nëse ky raport do të paraqitet në prokurori.

Po sipas kësajë zyre shtypi, 3 ditë pas miratimit në kuvënd nuk janë sjellë në organin e akuzës asnjë nga raportet qoftë ai i opozitës, qoftë ai i miratuar me shumicë votash në kuvënd. Në lidhje me abuzimet financiare të mundshme gjatë kohës që SHISH drejtohej nga Klosi, prokuroria e Tiranës ka filluar tashmë një proces hetimorë pas kallëzimit të bërë nga kryeministri Nano, ndërësa rapoti i formuluar nga opozita mban në vetvete akuza për Klosin për veprmtari antikushtetuese dhe ligjore, kryeshisht për ngjarjet e Shtatorit të vitit 98. Këto ngjarje janë hetuar më parë nga prokuroria në procesin për vrasjen e deputetit Hajdari dhe për grushtin e shtetit./tvklan.al