Bashkia e Tiranës ka dhënë bursa për 3 studentë në Kolegjin e Europës. Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me studentët tha se një investim i tillë te studentët përkthehet në kontribut për kryeqytetin.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që 3 studentët që kanë dalë më mirë në provimet e pranimit për Kolegjin e Europës, të jenë ata që marrin bursën e Bashkisë së Tiranës. Pra, Bashkia e Tiranës, qyteti, komuniteti ynë beson që, duke e paguar këtë shumë për secilin prej jush, tani ne kemi bërë një investim për çuna dhe goca, që do t’ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre, me talentin e tyre, me pasionin e tyre.”
Perveç mbështetjes me bursa, Veliaj deklaroi se studentët kanë tashmë të siguruar edhe akomodimin te “Qyteti Studenti”.
“Më vjen mirë që kampusi kryesor te godina “Liria” është gati dhe super moderne. Është një nga gjërat më moderne që kemi bërë, dhe pavarësisht kush vjen nga Berati, apo Korça, apo Tepelena, apo qytete të tjera të Shqipërisë, si stacioni i parë i integrimit në Tiranë meritonte të ishte dinjitoz.”
Në përfundim të studimeve, Veliaj thotë se do të mirëpresë kontributin e tyre në punët e mira për qytetin duke u bërë pjesë e stafit.
Tv Klan