Kryebashkiaku: Së shpejti nis puna për rikonstruksionin e shkollës së mesme
Në ambintet e Këshillit Bashkiak, kryetari i bashkisë së Tiranës ka pritur ekselentët e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Teksa u foli për projektin e ri të gjimnazit, Veliaj tha se shembujt positive dhe fryma e bashkëpunimit duhen parë si elementët për të ecur përpara dhe për ta bërë vendin më të mirë.
“Ne na duhet të mbyllim njëherë shkollat që kemi: sapo kemi mbyllur kantieret te “26 Nëntori”, te “Emin Duraku” po mbyllet tani. Pra, duam të mbyllim 9-vjeçaret, që këtë vit të fillojmë projektin për “Petro Ninin” dhe të fusim buxhetin për shkollën e re. Tek shkolla e re do të kemi një auditorium, madje e kemi kthyer në praktikë në çdo shkollë të re që bëjmë.”
Veliaj bëri me dije se së shpejti do të fillojë rikonstruksioni i pishinës te Parku Olimpik, ku dhe do të ndërtohet edhe një gjimnaz i ri i cili do të mbajë emrin e shkrimtarin “Dritëro Agolli”.
“Këtë vit kemi futur buxhet edhe për pishina olimpike, për t’u siguruar që aty kemi një standard në not. Gjimnazi “Dritëro Agolli” do të jetë pranë Parkut Olimpik, në xhepin mes pallateve, çka do çlirojë nga fluksi “Petro Ninin”, u shpreh Veliaj.
Kreu i Bashkisë informoi po ashtu se këtë vit do të ndërtohen 12 palestra të reja, duke e çuar në 84 numrin e tyre.
Klan News