Nga turi i dëgjesave për buxhetin e vitit 2025, kryebashkiaku Erjon Veliaj tha se duke nisur nga 1 Janari të gjithë pensionistët do të udhëtojnë falas.
Pjesa më e madhe e buxhetit për të rinjtë do shkojë krahas aboneve falas për studentët edhe për ushqimin falas në shkolla.
Sporti është gjithashtu në fokus të financave të bashkisë, ku dy janë projektet që presin të transformohen.
“Duam të bëjmë të njëjtën gjë që u bë me stadiumin “Air Albania” të bëhet edhe me stadiumin “Selman Stërmasi dhe “Asllan Rusin””.
Tiranës të shpallur “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025” do t’i shtohen edhe dy muze të rinj.
“Një janë Sarajet. Shtëpia tjetër është garnizoni, ndërtesa kryesore te Garda. për teatrin, le të më padisin ditë e natë, ai do të bëhet më i fortë, më i bukur, më i madh për 100 vitet e tjera”.
Tv Klan