Përmes një prononcimi për mediat, vëllai i Erdgys Arrazit, Edison Arrazi ka mohuar akuzat për dhunë psikologjike apo fizike. Ai është shprehur se nusen (Alma Arrazi) e kanë dashur shumë të gjithë dhe se mes çiftit nuk ka pasur asnjë problem. Por nga ana tjetër ka shtuar se e reja trajtohej prej kohësh me ilaçe kundër stresit e depresionit.
“Ne kemi kaluar një fatkeqësi të madhe për shtëpinë tonë, opinioni jonë është për internetin që na ka hedhur shumë gjëra, që janë të panevojshme sepse ne jemi në një hall të madh. Janë dhënë shumë të pavërteta në internet e nëpër lajme, që vëllai im paska hedhur fëmijët në ujë, ka dhunuar familjen e shumë të tjera. U kisha thënë mediave që me duru, me bë durim sepse një javë kohë duhet për çdokënd në këto raste, të na lënë të qetë sepse ne jemi në një hall, s’po dijmë t’i japim drejtim. Presim dita ditës…Një kufomë e kemi futur sot brenda, presim tjerat. Dua të sqaroj opinionin, nuk kemi pasur ndonjëherë kështu fatkeqësish, por jeta është e tillë, gjithçka ndodh.
Nuk ka pasur ndonjëherë problem në familje, për sa jam në dijeni unë, as vëllai im. Sepse jetojmë në një shtëpi, jemi të përbashkët. Nuk ka pasur konflikte vëllai im me nuse, siç e bëjnë mediat. Unë di të shpjegoj se për punën e fëmijëve, unë me të ëmën kemi bërë 4 arkivola se shumë kanë pretenduar se jo nuk e duan nënën. Ajo është nusja jonë dhe ka për të mbetur gjithmonë, pavarësisht çdo gjëje që ndodhi. U dëmtuam shumë, por ishte e shkruar prej të madhit Zot. I bëj thirrje shtetit dhe çdokujt, mos të ngutet me deklarata shumë të shpeshta se nuk ka pasur kohë shteti me faktu ngjarjen kaq shpejt, se pretendohet se ka pasur dhunë, ndërkohë ekspertiza mjeko-ligjore thotë s’ka pasur dhunë. Nusja ka përdorur medikamente për stresin, por jo që vëllai im të jetë shkak. Ajo e ka bërë në një moment të paparashikueshëm. Nuset kanë dalë përditë, kanë pirë kafe e kanë ardhur në shtëpi si zakonisht. Ajo ditë që paskan dalë, ajo paska pas këtë nijet. Për anën e vëllait, ai është një person që njihet në Shkodër, ka dyqanin e servisit të celularëve. Ai s’ka pasur asnjë lloj problemi në familje, kjo gjë mund të vërtetohet shumë thjesht me shumë prova. Te shkolla, nëpër njerëz, na njohin të gjithë. Vëllai im ka fatkeqësi më këtë gjë që i ka ndodhur. Bëni durim, mediave dhe çdokujt. Ne sot kemi bërë një letër, Policia e Shtetit nuk ma ka sjellë vëllanë sa me i hedh një grusht dhe vajzës së saj. Pasi kam varros vajzën, kam ardhur në shtëpi dhe mora vesh që është gjetur dhe fëmija i dytë dhe unë jam në një fazë shumë të keqe…S’di s’kam fjalë ta përshkruaj, por do doja t’i merrnit gjërat qetë, çdo lloj informacioni që mund të kem do i jap. Mos i bëni gjërat tragjike, ça është bërë është bërë. Kisha dasht që vëllain tim të ma sillnin në varrim, siç i takon çdo prindi. Nusja ka qenë shumë e mirë.
Unë nuk e marr vesh pse vëllai im është në burg, s’ka bërë anjë gjë, tërë ditën ka qenë në aktivitet pune për familjen e tij. Do doja që në xhenazen tjetër, ta kisha vëllain tim në shtëpi. Të mi gjejnë fëmijët dhe vëllai im është i gatshëm të japë çdo përgjigjie. Ky është një lloj turpi për shtetin e policinë, sepse vëllai im nuk është ai lloj krimineli. Ai nuk e ka dashur këtë gjë, as nuk e ka paramenduar askush këtë gjë”, tha Arrazi.
“Çdo e drejtë del. Unë jam akuzuar vetë për një ngjarje shumë të rëndë, një padrejtësi, bëra 4 vjet burg dhe se mora vesh për çfarë. Shumë njerëz janë shokuar me këtë rast. Vëllai im ka gjithë këtë dramë në shtëpi, s’po i del askush në krah. Nëse Policia i ka këto prova, jam i gatshëm të përballem. Por me alibira, mos u merrni më”, theksoi ai.
Deklaroi se nuk ka dijeni për tradhti nga ana e vëllait të tij, megjithatë thekson se asgjë nuk e justifikon veprimin e Almës.
“Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore.”/tvklan.al