Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook, i është përgjigjur opozitës ku kjo e fundit tha se vendi ka mbetur pa gjykata.
Rama shkruan se rilindja e gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti. Sipas kreut të qeverisë pastrimi që po u bëhet gjykatave është shpëtim për dekada e breza që vijnë.
Rama në Facebook:
Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti.
/tvklan.al