Dekreti i qeverisë Meloni për përcaktimin e 19 vendeve të sigurta për çështjen e emigrantëve të paligjshëm përfundon në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Sipas mediave italiane ka qenë pikërisht Gjykata e Bolonjës që iu është drejtuar pikërisht kësaj gjykate referuar një rasti të një azilanti nga Bangladeshi që kishte kërkuar një mbrojtje ndërkombëtare.

Sipas gjyqtarëve, kriteret e përdorura nga qeveria në përcaktimin e një vendi “të sigurt” bien ndesh me ligjet e BE-së. Ndaj ajo kërkon që të sqarohen se cilat rregulla duhet të mbizotërojnë: qofshin ato italiane apo evropiane.

Më 21 Tetor qeveria Meloni me dekret të posaçëm përcaktoi 19 shtetet e sigurta, duke përcaktuar që shtetasit që vijnë nga këto vende do t’u refuzohej kërkesa për azil në Itali.

Ky akt u ndërmor pasi gjykata e Romes kërkoi kthimin e 12 emigrantëve të parë që mbërritën në Shqipëri në kampin e Gjadrit si zbatimit i marrëveshjes se firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Kjo  pasi vinin ata nga vende jo të sigurta, edhe pse u ishte refuzuar azili në Itali. Kjo nxiti debate te ashpra mes Melonit dhe ministra te saj duke e cilësuar vendimin si politik.

Tv Klan