Gjykata Kushtetuese vendos t’i cilësojë të ligjshme përgjimet e SKY ECC dhe të përdoren si provë në hetime. Trupa gjykuese ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjokës i arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza. Vendimi është marrë në unanimitet nga të 8 gjyqtarët e kësaj gjykate.
Sipas këtij vendimi të Kushtetueses Pëllumb Gjoka i cili po hetohet nën mësën e “arrestit në burg”, kërkonte që Kushtetuesja të shpallte të pavlefshme përgjimet e platformave Sky ECC dhe EncroChat, mbi të cilat SPAK ka nisur disa procedime penale dhe ka kryer arrestimin e shumë eksponentëve të krimit të organizuar.
Paditësi pretendonte se komunikimet në Sky ECC janë të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cënojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm.
Vendimi është marrë mbi bazë të dokumetave nga ana e gjykatës Kushtetuese. SPAK do dorëzuar të gjithë informacione duke theksuar se komunikimet e Sky ECC janë marrë me letërporosi nga autoritetet franceze, belge dhe hollandeze.
Po ashtu Prokuroria e Posaçme kishte dorëzuar edhe vendimin e gjykatës Franceze për përgjimet e Sky ECC dhe vendimet e gjykatave të tjetër të vendeve të BE-së të cilat i kanë pranuar këto komunikime, por duke theksuar se nuk mund të përdoren si provë e vetme.
Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese do të hedhë me tepër dritë mbi mënyrën se si do të përdoren komunikimet në aplikacionet e enkriptuara nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Klan News