Ka nisur sot puna për shtrimin e pllakave në sheshin “Skëndërbej”. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama vendosën dy gurët e parë, njërin nga Tropoja dhe tjetrin nga Vlora.

Kryetari Veliaj tha se sheshi do ketë 50% pllakë dhe do jenë nga e gjitha Shqipëria. Barazimi i pjesës së ngurtë me atë të gjelbërimit krijojnë një ekosistem që është më i pranueshëm për dimrin e ftohtë dhe verën që po bëhet gjithmonë  e më e nxehtë

“S

ot sheshi do ketë 50% pllakë, madhësia është 28 mijë metra katrorë. Barazimi i pjesës së ngurtë me atë të gjelbërimit krijojnë një ekosistem që është më i pranueshëm për dimrin e ftohtë dhe verën që po bëhet gjithmonë  e më e nxehtë. Sheshi do ketë gurë dhe pllaka nga gjithë Shqipëria. Dy gurët që do vendosim sot me kryeministrin, njëri është nga Tropoja dhe tjetri nga Vlora. Kemi nga të gjitha trevat përfshirë Çamërinë, Kosovën, Manastirin. Kjo jo vetëm është një metaforë dhe simbolikë e bashkimit kombëtar që Tirana është një shtëpi e hapur e të gjithëve por ka dhe funksion ekonomik. Ky shesh ka qenë një përbashkim i gjithë trojeve tona

.

Ndërsa, kreu i qeverisë, Rama theksoi se sheshi është xhevahiri më i shkëlqyeshëm i kurorës së programit të Rilindjes Urbane.

Ky shesh është xhevahiri më i shkëlqyeshëm i kurorës së programit tonë të Rilindjes Urbane dhe përmirësimi i ndjeshëm që i është bërë projektit në këtë fazë si dhe puna shembullore që po bëhet në këtë shesh. Asnjë gjë nuk është e pamundur nëse kemi vizionin, skuadrën dhe programin e duhur. Për fatin e mirë të gjitha këto përputhen mes bashkisë dhe qeverisë. Kjo situatë është krijuar falë punës shembullore të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj. Por mos harrojmë se as programi, fuqia, puna shembullore nuk do ishte realizuar nëse nuk do të ishin votuesit e Tiranës, ata që do të zgjidhnin Veliajn.  Dhë në fund ta mbyll me një shprehje tironse për Erjonin “Të lumtë dhe mos të humbtë”

. /tvklan.al