Klosi: Promovojmë produktet shqiptare
Dhjetëra turistë të huaj degustuan shijen e verës shqiptare në festën që u mbajt në plazhin e Golemit. “Venë dhe Verë” bëri bashkë disa kantina vere të Shqipërisë së mesme.
Për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, festa të tilla shërbejnë si promotore të produkteve vendase.
“Në Shqipëri mund të bëhet turizëm potencial, që prodhon ekonomi, para, punësim, prodhon edhe oferta të ndryshme turistike për ata që vizitojnë vendin tonë. Organizimi i festave lokale në të gjithë vendin sidomos në vijën bregdetare është bërë me disa qëllime. Qëllimi i parë është që ne të japim sa të kemi mundësi audiencë dhe evidentim te produkteve vendase dhe besoj që këto kantina do të kenë sot një mundësi të mirë për të tregtuar produktet e tyre dhe besoj që me lejen e bashkisë së Kavajës dhe të Durrësit të jenë për një afat më të gjatë sesa një ditë që të kenë mundësinë që shumë turistë të huaj që kanë ardhur t’i testojnë produktet e vendit”.
Ministri iu kërkoi drejtuesve lokal që festa të tilla të kthehen në traditë ndërsa tur operatorët ti përfshijnë ato në paketat e tyre.
Tv Klan