Presidenca parashtroi të hënën pretendimet për shkeljet
Në pamundësi për shkake të pandemisë për të zhvilluar në Tiranë takime me grupet e interesit, ekspertët e Venecias kanë nisur nga kjo e hënë konsultimet online.
Këshilltarët e presidentit Meta kanë parashtruar të parët pretendimet përse ndryshimet e Kodit zgjedhor të 5 Tetorit janë antikushtetuese e njëanshme dhe përse ndryshimet kushtetuese sipas tyre prekin marrëveshjen konsensuale të 5 Qershorit.
Brenda kësaj jave ekspertët e Venecias do të kenë komunikime virtuale dhe me Damian Gjiknurin nga socialistët si dhe me përfaqësuesit e opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare si dhe shoqërinë civile.
Tv Klan