Pas ditëve të nxehta të fundjavës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu që do të na shoqërojnë edhe dy ditët në vazhdim. Sinoptikanët parashikojnë shtim të reshjeve dhe erë të fortë në bregdet.
Rezarta Xhakollari: “Për orët në vazhdim ne nuk presim përmisime të kushteve, presim përkeqësim të kushteve të motit pasi do të jetë gjatë gjithë ditës sot prezente vranësira dhe reshjet e shiut, do të ketë dhe shtrëngata shiu. Do të ketë edhe një forcim të erës kryesisht në bregdet në orët e pasdites.”
Nga ana sektori i parashikimeve meteorologjike duke u bazuar në temperaturat dhe reshjet mesatare shumë vjeçare për çdo muaj paralajmëroj se vera do të jetë e freskët dhe me më shumë reshje shiu.
“Qershor, korrik, gusht në përgjithësi këta muaj do të jenë të freskët. Do të kemi një muaj qershor dhe korrik të lagësht ndërsa për muajin gusht ne presim që reshjet të jenë normale.”
Por ndryshe nga tre muajt e verës muaji maj pavarësisht reshjeve të ditëve të fundit do të jetë më i ngrohtë se një vit më parë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami