Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Përmirësimi i listave të votuesve dhe interpretimi nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, për nenin 66, për ndarjen proporcionale, janë problemet që mund të shkaktojnë kontestimin e zgjedhjeve. Ky ka qenë konkluzioni i një grupi vëzhguesish të Asamblesë të Europës, pikërisht një muaj përpara zgjedhjeve. Ata kanë pasur disa takime si me KQZ dhe kryetarin e PD Sali Berisha.

Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp, grupi i vëzhguesve u shpreh kundër mbylljes së qendrave të votimit në orën 18. Sipas tyre është jo e zakonshme që qendrat e votimit të mbyllen në këtë orar. Kreu i këtij delegacioni Smoravinski, duke u ndalur tek atmosfera politike tha, se klima e polarizuar nëse është e vërtetë, do të vërë në ndryshim integritetin e procesin zgjedhor./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego