Princi Jarl Ale de Basseville ishte sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan. Prej kohësh Ale de Basseville përflitet në mediat shqiptare për krijimin e një Principate në Libofshë.

Por sot, Princi u përball me analistin Artur Zheji lidhur me këtë çështje.

“Është gjithmonë e mundur për të krijuar një principatë në Libofshë, do t’i vendosim një emër në memorie të Skënderbeut. Është gjithçka e mundur, ashtu siç gjyshi im ka bërë me Monakon që ishte një produkt ekonomik dhe politik, bëri investitorët të vinin në Monako. Është koha për të krijuar Europën e përbashkuar nga lindja në perëndim. Dua që të ketë një akord midis Shqipërisë dhe Principatës për të zhvilluar këtë koncept politiko-ekonomik”,

tha Ale de Basseville.  

Ndërkohë analisti Zheji tha se Ale de Basseville do ta ketë të vështirë, sepse në Shqipëri bankat nuk i japin llogari njeriu përveç atyre që janë klientë, ndërkohë që princi do ta legalizojë

‘off shore’

.

“Princi ka zgjedhur emrin Aleksandër për të respektuar Skënderbeun. Monte Karlo ka qenë gjithnjë një ‘off shore’ që i jep llogari një princi dhe bën 3 herë më shumë para të deklaruara se Shqipëria. Problemi është se unë mendoj se Princi do ta ketë të vështirë sepse në Shqipëri bankat nuk i japin llogari njeriu përveç atyre që janë klientë, ndërkohë që ky do ta legalizojë”,

tha Zheji.

/tvklan.al