Gjatë rubrikës “Për drekë me mua”, në emisionin “E diela Shqiptare”, në Televizionin Klan ka ndodhur diçka e pazakontë dhe mjaft për të qeshur.
Radhën për të gatuar e ka patur kompozitori Adi Hila dhe në kohën e servirjes së verës ai ka bërë një shaka me aktorin Julian Deda. Në vend të verës i ka shërbyer uthull.
Shikoni reagimin e Julit, por edhe të personave të tjerë në video, e cila është postuar nga këngëtarja Aurela Gaçe, që ka qenë më parë pjesë e rubrikës.
/tvklan.al