Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka mbyllur me fitore finalen e fundit të rubrikës “Për drekë me mua”.

E ftuar nga konkurrenti i saj, gazetari sportiv Alban Xhihani bashkë me aktorin Gent Hazizi, vetëm me një pikë më shumë,  Çiljeta siguroi fitoren.

Edhe Albani, sikurse ajo, garoi me gatim tradicional. Pjata e parë, që e quajti “Karamele”, ishte byreçka me rikota të stiluara në formë karameleje. E dyta, e quajtur “Gjellë pasanikësh”, ishte një pulë me petë dhe me domate. Ndërkohë që pjata e tretë ishte ëmbëlsira me shërbet “Paçavure”.

Vetëm një pikë vendosi fitoren mes Albanit dhe Çiljetës, në favor të kësaj të fundit. Pikë që sipas llogaritjeve është fituar nga pjata e tretë e saj, që ishte një sheqerpare tradicionale dibrane./

tvklan.al