Blogerja, Irena Kita ka qenë sot e ftuar në “Rudina” bashkë me motrën e saj të  madhe Albana Dimushi.

Kita ka treguar mardhënien me dy motrat, një prej të cilave jeton në Itali, Joana.  Mes emocionesh teksa flisnin për njëra-tjetrën, në emision është shfaqur një videomesazh nga Joana e cila iu kishte thënë se nuk kishte mundësi ta ndiqte emisionin dhe iu kishte kërkuar ta filmonin. Por, nga videomesazhi surprizë i Joanës, Irena dhe Albana nuk janë përmbajtur dhe janë përlotur gjatë emisionit.

“Na tha që nuk mund të na shikonte, nuk na shkonte mendja. Po flisnim për problemet e saj dhe tonat dhe të punës, por këtë as që e diskutuam. Ajo kthehet për një javë e gjysmë” tha Albana./

tvklan.al