79-vjeçari, Pedro Luca, është njeriu që ka jetuar në një shpellë të Argjentinës për 40 vjet. Ai ka ditur të mbijetojë duke mos patur as ujë e as energji elektrike me jetesën në një shpellë të vogël në një mal të lartë, në veri të provincës Tucuman.

Kur ndjehet i uritur, ai e merr armën e tij dhe del për gjah, ndërsa me ujë të pijshëm furnizohet në një lum afër shpellës.

Ditën e fillon në orën 3 të mëngjesit, duke ndezur një zjarr për tu ngrohur. Për çdo muaj ai merr një pension nga shteti, të cilin për ta marrë, i duhet të shkojë deri në qytetin më të afërt e më pas blen ushqime e qirinj. E vetmja pajisje teknologjike që ai ka, është një radio./

tvklan.al