Policia malajziane po punon për të zhdukur thashethemet që qarkullojnë në internet për gjetjen e një maceje me fytyrë njeriu.

Videot dhe imazhet e krijesës ‘misterioze’ kanë qarkulluar në mediat sociale prej disa ditësh, por zyrtarët pohojnë se ekzistenca e kësaj krijese nuk është gjë tjetër veçse një sajesë.

Krijesa e vogël ka një pamje të zbehtë dhe pak flokë të zeza në majë të kokës, si të njeriut.  

Këto janë ngjashmëritë që krijesa ka me njeriun, ndërsa dhëmbët i ka të mprehtë dhe gjymtyrët ngjajnë me ato të një maceje.

Fotot pretendohet se janë marrë në zonën Pahang të Malajzisë Perëndimore.

Shefi i policisë së shtetit Datuk Rosli Abdul Rahman tha se zërat që qarkullonin rreth ekzistencës së krijesës ishin të pavërteta.

“Kontrollet zbuluan se imazhet u shkarkuan nga interneti para se të publikoheshin në media sociale, duke pohuar se zbulimi ishte bërë në Pahang”.

/tvklan.al