Këngëtarja Dua Lipa është tallur nga malajzianët në rrjetet sociale pasi ka përdorur fjalën shqipe “babi” në një urim për babain e saj në Instagram.

Dua postoi një foto bashkëngjitur me një urim ku shkruante:

“Gëzuar Ditëlindjen Babi, do të doja të isha në shtëpi, të të jepja një përqafim të madh dhe një puthje”.

Megjithatë, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, pas kritikave të komentuesve e zëvendësoi fjalën “babi”, duke iu referuar të atit me fjalën “dad” në gjuhën angleze.

Në Malajzi “babi” do të thotë “derr” prandaj urimi i saj u bë objekt talljeje për fansat e Duas në këtë shtet.

https://www.instagram.com/p/Bf7AcW0FyVe/?hl=en&taken-by=dualipa

/tvklan.al