Me zërin e ngrohtë dhe të thellë, këngëtarja Ermira Kola të sjell ndërmend serenatat korçare të cilave i ka qëndruar gjithnjë besnike.
Prej disa vitesh ajo ka patur një tërheqje nga daljet mediatike. Kola ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku foli për mërrëdhënien me muzikën, por edhe për familjen, sepse është bërë nënë e nje djali.
Gjatë emisionit këngëtarja rrëfeu historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj Besnikun.
“Unë dhe Besniku kemi 13 vite bashkë. Jemi njohur në biznesin ku unë punoja dhe që ai kishte. Aty u dashuruam. Në ato vite unë merresha vetëm me koncerte dhe festa dhe e paragjykoja punën në një lokal. Dhe pikërisht aty nisa të punoja. Fillova të ndërtoja jetën në Tiranë. Aty njoha edhe dashurinë time të jetës. Me artistët është pak e vështirë, nuk është kollaj të gjesh dikë që të kuptojë dhe të mbështesë.
Fati e solli këtë njeri atje ku nuk e prisja. Ne ishim gjatë gjithë kohës bashkë dhe vendimi jonë erdhi në një moshë të pjekur. Ne kemi bërë një ceremoni fejese dhe pas tre muajsh jemi martuar, s’kishim çfarë të prisnim sepse ne bashkëjetonim. Ne të dy e donim një dasmë. Unë kam kënduar në dasmën time, me mua ka kënduar edhe bashkëshorti im. Pas meje u ngritën të gjithë dhe kënduan, u bë show aty. Të ftuar në dasmën tonë kanë qenë 400 veta në dasmën e bashkëshortit dhe 300 tek dasma ime. Ne kemi 8 vite të martuar dhe pas këtyre 8 viteve erdhi në jetë Xhoni”,
rrëfeu këngëtarja.
/tvklan.al