Në mediat ndërkombëtare është publikuar video e sulmit me kamion në Jerusalem, ku 4 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur.
Atentati ndodhi afër një shëtitore dhe kishte për shënjestër disa ushtarë. Menjëherë pas sulmit, agjentët e sigurisë kanë vrarë personin që drejtonte kamionin.
Kreu i policisë së Jerusalemit e cilësoi sulmin si terrorist dhe njoftoi se kanë filluar hetimet për zbardhjen e plote të ngjarjes.
Ndërkohë, për sa i përket autorit, mediat lokale shkruajnë se është një palestinez po nga qyteti i Jerusalemit. Sulmi është marrë përsipër nga grupimi i militantëve palestinezë “Hamas”./ tvklan.al