Tashmë që vapa duket se ka filluar ne duhet të konsumojmë pije të freskëta për të ulur etjen. Dhe një nga këto pije janë çajrat e ftohta, por ato të konservuar që ne marim në supermarkete apo lokale të ndryshme. Kjo pasi ndihemi mirë që nuk po konsumojmë pije me gaz, por nga ana tjetër këto çarja kanë po të njëjtën sasi sheqeri me to. Sot blogerja e ushqimit, Kristi Janku në emisionin “Kush vjen për drekë” tregoi hap pas hapi se si të përgatisni çaj të ftohtë në shtëpitë tuaja dhe ta konsumoni atë gjatë gjithë javës.

Përmes rubrikës “me duart e Kristit” ajo tregoi se përgatitjen e kësaj recete. Përbërësit që ju duhen janë:

-8 qese çaji (mund të zgjidhni çajin tuaj të preferuar)

-mjaltë ose sheqer për ëmbëlsues

-ujë

-2 kokrra limoni

Shtoni në një tenxhere 500 ml ujë dhe lëreni të vlojë, më pas fikni sobën dhe shtoni çajin në tenxhere. Lëreni çajin bashkë me ujin për dy orë dhe më pas i bashkoni në një enë tjeter me 500 ml ujë. Shtoni edhe limon dhe mund ta konsumoni.

/tvklan.al