Qershitë janë nga frutat e kësaj stine, shija e të cilave është e parezistueshme.
Sot në emisionin “Kush vjen për drekë”, blogerja e ushqimit Kristi Janku në rubrikën e saj “me duart e Kristit” përgatiti 2 receta smoothie me bazë qershie. Përbërësit e recetës i frulojmë të gjithë së bashku derisa të formohet një masë homogjene.
Në recetën e parë janë këto përbërës:
-70 ml ujë
-10 kokrra qershi
-150 gramë kos
-1 banane
-fara chia
Dhe për përgatitjen e recetës së dytë ju duhen këto përbërës:
-mango
-qershi
-uj
-spinaq sipas dëshirës
Qershitë janë fruta shumë të shëndetshme pasi përmbajnë vitaminë C, A dhe potas. Por, në të gjenden në sasi shumë të vogla edhe minerale, polifenolë dhe fibra.
Ndihmojnë shumë në funksionimin e aparatit tretës dhe kanë efekte antiinflamatorë. Ato janë fruta shumë të mira për ata që ndjekin dieta për dobësim, pasi kanë shumë pak sheqer dhe kalori. Studimet kanë treguar se qershitë mund të reduktojnë dhimbjet e artritit dhe radikalet e lira.
/tvklan.al