Kandidatja për Presidente të Francës, Marine Le Pen, është sulmuar sot me vezë në qytetin Brittany, ku do të mbante një miting.
Kandidatja e Fronit Kombëtar po mbërrinte në Dol-de-Bretagne kur protestuesit që mbanin në duan pankarta ku shkruhej “Jashtë me fashistët” e gjuajtën me një ‘breshër’ vezësh.
Politikania e ekstremit të djathtë, Le Pen, e qeshur dhe në dukje e pandikuar nga sulmi, u largua me shpejtësi nga truprojat. /tvklan.al