“Qytetarët duan të dinë deri sot, kanë besuar tek unë, një njeri normal që ka bërë detyrën edhe duke gabuar, apo te një bandit që shtirej për gjë tjetër. Qytetarët duan të dinë që unë si Ministër i Brendshëm luftova që policia të fitonte dinjitet dhe qytetarët të ishin të barabartë përpara policisë, apo që kam qenë një bandit në detyrë që i ka shkelur syrin një banditi. Qytetarët duan të dinë të vërtetën”.
Cila është e vërteta?
Është hakmarrje e banditëve në rrugë, apo e politikanëve në korridore dhe zyra…?
“Kam parë banditë në politikë, me jakë të bardhë dhe kollare që janë shumë më gjakftohtë në krimet e tyre se çdo bandit në rrugë. Flas në politikë në përgjithësi. Kam parë që hajdutë të pacipë dilnin dhe i përbetoheshin publikut dhe ndërkohë që ishin edhe hajdutë të pacipë që fusnin duart në xhepat e qytetarëve pa pushim.
Unë sot akuzohem se kam trafikuar drogë, nuk akuzohem se kam vjedhur lekët e qytetarëve, se i kam futur në xhep lekët e qytetarëve, se kam vjedhur një tender. Unë kam qenë 4 vjet ministër, nuk kam bërë një tender, e kam hequr të drejtën për të bërë tender me dashje. Kam refuzuar.
Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë.
Është kollaj për një politikan sot të përfitojë nga çdo aleancë e pistë nga ato poshtë tavolinës. Nuk është kollaj ajo që unë mendoja se kam bërë me veten dhe e besoj akoma që e kam bërë, edhe duke gabuar, se kam gabuar pafund dhe as që i fshihem asnjë gabimi që kam bërë, por të paktën kam luftuar përditë që të ndihmoj çdo qytetar që e ka merituar”.
Po nga njerëzit e tu të Partisë Socialiste, ka patur nga ata që kanë shkelur ligjin?
Po, pa dyshim
. /tvklan.al
https://youtu.be/tNCwh3D3VIE