Pasagjerët e një fluturimi nga San Francisco i SHBA për në Havai kanë përjetuar tmerr duke parë pjesë të motorit të aeroplanit që po shkëputeshin në ajër.

Avioni i “United Airlines 1175” bëri një ulje emergjente në aeroportin e Honolulu. Njëri prej pasagjerëve i quajtur Erik Haddad, filmoi motorin e aeroplanit të cilit po i shkëputeshin pjesë.

Sikurse duket në video, mbulesa mbrojtëse e motorit ishte zhdukur tërësisht duke e lënë atë tërësisht të ekspozuar. Megjithatë, aeroplani u ul me sukses në aeroport dhe asnjë prej pasagjerëve nuk pësoi asnjë lëndim. /

tvklan.al