Vetëm pak kohë më parë këngëtarja Enca Haxhia u përfol për një lidhje me reperin e njohur gjerman Nimo. Shkak u bë pikërisht një status në faqen e tij në Instagram ku reperi shkruante:

“Kam takuar një shqiptare, nëse do të mundesha do martohesha me të”.

Kaq mjaftoi që mediat të aludonin për një lidhje të mundshme mes reperit dhe këngëtares shqiptare. Por, sot Enca e ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan rrëfeu të vërtetën e takimit me reperin.

Ajo zbuloi se së shpejti ata do të sjellin një bashkëpunim.

“Vendi i fundit që kam vizituar është Gjermania. E vërteta është se ne jemi miq shumë të mirë. Ne kemi patur disa takime që mund të shkojnë më shumë se shoqëri. Nuk dua të zbuloj më shumë por ne do të bëjmë një bashkëpunim. Është një projekt që besoj do të jetë një hit ndërkombëtar”

, tha Enca.

/tvklan.al