Një pallat në Lezhë është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti elektrik në automatet e ndërtesës.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar. Përhapja e tymit dhe flakëve ka qenë e menjëhershme dhe kjo gjë ka shkaktuar panik te banorët të cilët kanë dalë jashtë ndërtesës.
“Rreth orës 17:55, në rrugën “Shtraus”, në Lezhë, në një pallat ka marrë flakë kabina elektrike. Shërbimet e zjarrfikses dhe shërbimet e Policisë bënë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thotë Policia për rastin.
/tvklan.al