Momente frike në parkun olimpik të Rio De Janeiro-s. Një telekamër e varur u shkëput, duke rënë mbi tifozët në afërsi të arenës së basketbollit, siç shikohet dhe në këto pamje.
Incidenti shkaktoi shtatë të lënduar. Mes tyre janë edhe dy fëmijë. Të plagosurve u është dhënë ndihma e shpejtë, ndërsa disa prej tyre janë dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme.
Sipas mediave braziliane, disa vullnetarë kishin lajmëruar organizatorët se kavo ku mbahej telekamera, nuk ishte e lidhur mirë.
Tv Klan