U hap dje në mbrëmje sezoni i ri teatror me komedinë “Pleshti në vesh” në regjinë e drejtorit të Teatrit Kombëtar zotit Kiço Londo, me pjesëmarrjen e aktorëve të njour të skenës shqiptare, si Robert Ndrenika, Roland Trebicka, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Guljelm Radoja, Tinka Kurti, Rajmonda Bulku etj. Shfaqja rezultoi një sukses i vërtetë. Në lidhje me punën e kryer për këtë shfaqje, regjisori Kiço Londo shprehet:

Kiço Londo: “Kam përshtypjen që nga mënyra se si procedoi shfaqja dhe nga manëyra se si e priti spektatori i kryeqytetit, ne realizuam një komedi serioze me një lojë të mrekullueshme të stafit të aktorëve dhe besoj se i kemi bërë një shërbim publikut të kryeqytetit që pret shumë nga ne.”

Komedia “Pleshti në vesh” u prit mjaft mirë duke u bazuar në numrin e madh të spektatorëve dhe duartrokitjeve të herëpashershme që e shoqëronin. /tvklan.al