Në detin Adriatik vijojnë lëkundjet e tokës. Edhe këtë të dielë janë shënuar të tjera lëkundje tërmeti.
Në orën 12:42 është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 2 kilometrash nga sipërfaqja, 40 kilometra nga Tirana dhe 9 kilometra nga Durrësi.

Në orën 7:04, toka u dridh pas një tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra nga Tirana dhe 18 kilometra nga Mamurrasi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Rreth 50 minuta më vonë u shënua një tjetër tërmet, kësaj here me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e lëkundjeve ishte në një thellësi prej 5 kilometrash nga sipërfaqja. Tërmeti ndodhi 46 kilometra nga kryeqyteti kësaj here dhe 28 kilometra nga Durrësi.

/tvklan.al