Vijon puna për hapjen e rrugëve në Qafë Thore dhe Theth. Në një video të postuar nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shihet se strukturat janë në terren duke sfiduar kushtet e vështira të motit. Prezent është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako.

“Punimet për hapjen e rrugëve në Qafë Thore, Theth po vijojnë pa ndërprerje. Duke kapërcyer sfidat e terrenit të vështirë, po punohet me përkushtim për të rikthyer aksesin në këto zona të izoluara”, shkruan ministri në Facebook.


Prej më shumë se 24 orësh, vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu e dëbore thuajse në të gjithë territorin. Megjithatë deri më tani nuk raportohet ndonjë situatë serioze. Siç deklaroi Çako, po punohet intensivisht në të gjitha zonat administrative në vend dhe akset nacionale janë të hapura. /tvklan.al