Viti 2024 ka qenë viti që ka parë lindjen e një prej sulmuesve më të mirë që Europa ka parë kohët e fundit.
Në moshën 26-vjeçare, ka qenë e vështirë për të të shpërthejë në elitën e futbollit.
Por, pasi u kurorëzua golashënuesi më i mirë i vitit me 62 gola me Sporting CP dhe Suedinë, mund të thuhet se Viktor Gyokeres është ulur në të njëjtën tavolinë me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Ai është një nga pesë lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në një vit kalendarik dhe të mendosh se u zbulua vetëm sezonin e kaluar.
Nga 52 golat që ka shënuar me Sportingun, 26 erdhën në gjysmën e parë të vitit dhe 27 në të dytën. 10 gola të tjerë i ka shënuar me Kombëtaren e Suedisë. Në total, ai ka shënuar plot 62 gola në 63 ndeshje. Mesatarja del në 0.98 gola për ndeshje.
Víktor Gyokeres u largua nga Brighton në vitin 2021 për pak më shumë se 1 milion Euro dhe sot ai është një nga sulmuesit më të kërkuar në planet.
Tv Klan