Arsenali po mendon që të transferojë sulmuesin e Sporting Lisbonës, Viktor Giokeres gjatë merkatos së janarit, pas dëmtimit të Gabriel Jesus, që do ta majë atë jashtë fushe për pjesën e mbetur të sezonit. Braziliani ka probleme në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë.
Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta dëshiron një përforcim në ofensivë, pasi edhe sulmuesi tjetër Bukajo Saka nuk është i disponueshëm. Giokeres është monitoruar nga Arsenali për një kohë të gjatë dhe klubi nga Londra e Veriut mund të investojë për të, pavarësisht se klauzola e shitjes shkon në 100 milionë Euro.
Edhe pse Arsenali shpenzoi një shifër të ngjashme për mesfushorin e Anglisë Deklan Rajs, sërish është gati për një tjetër investim, raporton francezja “L’Equipe”. 26-vjeçari suedez ka shënuar 32 gola në 30 paraqitje në të gjitha kompeticionet deri më tani në këtë sezon, dhe në klubin anglez karakteristikat e tij konsiderohen si ideale për të përforcuar ekipin.
Drejtuesit anglezë mendojnë se duhet që të investojnë, ndërsa e kanë të pamundur që të sjellin në “Emirates” sulmuesin e Njukastëllit, Aleksandër Isak. Lojtari suedez mund të bëjë diferencën tek Arsenali në garën për titullin kampion dhe në klub mbizotëron mendimi se nuk duhet kursyer për ta sjellë në Londër.
Klan News