Takimi i Danielës dhe Vilianit i transmetuar mbrëmjen e sotme në “Love Story” në Tv Klan u shoqërua me shumë emocione.

Surpriza që shoqëroi këtë takim ishte puthja që Viliani i rrëmbeu Danielës pasi kjo e fundit humbi në lojën me vezë.

Vilian: Zemër, takimin tonë doja ta nisja me një surprizë, por mbylli sytë…

Daniela: Një fjali ka një kundrinor, por vetëm një kryefjalë.

Vilian: Më duket se e keqkuptove sepse kryefjala në këtë rast jam unë sepse ti më zgjodhe mu.

Daniela: O ashtu ë, oki Vilian mirupafshim…

Vilian: Hajde këtu

Daniela: Edhe me puthje ti, sa i ëmbël kështu?! Pa më trego pak, si ka qenë rrugëtimi i jetës tënde. A e ke përjetuar keq momentin kur je larguar nga familja në moshë adoleshënce?

Vilian: Normalisht se s’kisha afër njerëzit e familjes.

Daniela: Kurse unë, ndryshe nga ti kur kam ikur jashtë dy muajt e parë vetëm qaja..

Çfarë të jap unë si Danielë?

Vilian: Energji pozitive, mendoj se kombinojmë shumë bashkë

Daniela: Po puthjen e parë në Zvicër e ke dhënë?

Vilian: E kam dhënë në moshën 14-vjeçare, në Shqipëri.

Daniela: Çfarë çmendurie ke bërë në jetë që e mendon me nostalgji?

Vilian: Ka qenë një vajzë, ajo të cilës i kam dhënë puthjen në moshën 14 vjeçare. U takonim shumë fshehurazi, një ditë të bukur më tha kjo hajde tek shtëpia se nuk kam askënd. Sa u ulëm, ra dera. Kishte qenë babi i vet. Unë dola në ballkon. Në momentin që i ati ka hyrë në ballkon unë kam kërcyer nga atje dhe kam thyer krahun.

Daniela: Më pëlqen shumë loja me dënime, dëshiron që ta bëjmë një me vezë, kujt t’i thyhet i pari do të marrë një dënim…

E imja.

Vilian: Tu thye?

Daniela: Po…

(Puthje)

Daniela: Eaaaa…

Vilian: Çfarë ke, ky ishte dënimi

Po ti puthjet me vezë i jep zakonisht?

Daniela: Jo, ti u tregove dinak dhe ma rrëmbeve sepse pulari të kisha nuk do e kishe marrë nga unë.

Vilian: Po çfarë po bën kështu me këtë letrën?

Daniela: Po mundohem  të bëj një trëndafil për javën tjetër.

Vilian: Je shumë surprizuese. Në fakt doja të të falenderoja për mundësinë e takimit që më ke dhënë. /tvklan.al