Këtë të mërkurë në emsionin Love Story Talk u fol për xhelozinë. Viliani tregoi se nuk i pëlqen një vajzë që është tepër xheloze. Duke qenë se Viliani ka thënë që është i përqendruar te Daniela, u shpreh se fronistja nuk është e bezdisshme kur vjen puna tek kjo pjesë. Po ashtu ai zbuloi arsyen se pse mungon prej dy ditësh fronistja. Viliani tha se ajo ka bërë një operacion.

Viliani: Unë me një gocë që është tepër xheloze nuk bëj dot 2 ditë. Xhelozinë e tepërt se interesi jam dakord, por mos bëj këtë, mos bëj atë. Unë nuk e kam te femra dhe dua që femra ime të mos e ketë. Këtë e kam shikuar edhe tek Daniela që nuk e ka këtë bezdisjen.

E di ku është Daniela?

Viliani: Ajo nuk ka ardhur sepse është pak paqejf, ka bërë edhe një operacion në fakt dhe si duket na mundon sot. Ishalla shërim sa më të shpejtë./tvklan.al