Pavarësisht nëse jeni duke u përpjekur të humbisni apo jo peshë, të konsumoni ushqime të pasura me lëndë ushqyese është mjaft e rëndësishme.

Shpesh mund të dëgjoni njerëz që thonë se për të humbur peshë duhet të hani më shumë proteina dhe të qëndroni larg karbohidrateve dhe yndyrës.

Sipas një studimi, ekziston një mikronutrient i veçantë, i cili luan një rol të madh kur bëhet fjalë për djegien e yndyrës në zonën e barkut.

Vitamina D nuk është e rëndësishme vetëm për kockat dhe dhëmbët, por është e nevojshme edhe për uljen e yndyrës në bark.

Studiuesit arritën në përfundimin se njerëzit me një konsum të ulët të vitaminës D kanë tendencë të kenë më shumë yndyrë në bark.

Sasia e saktë e mungesës së vitaminës D, e cila çon në një bark të fryrë nuk u përcaktua nga studimi, por ajo përcaktoi qartë lidhjen midis tyre.

Drita e diellit është burimi më i mirë i vitaminës D dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë atë. Por ka edhe disa artikuj ushqimorë që përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D. Nëse nuk jeni në gjendje të merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, atëherë përpiquni të përfshini këto ushqime në dietën tuaj: bamje,spinaq, soje, fasule, sardele dhe salmon. /tvklan.al